Një konflikt i çastit për pak sa nuk ka kaluar në tragjedi pasi dyshohet se është qëlluar me armë në një lavazh në Vlorë.
“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjeç, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër”-njofton policia.