Vendosni fjalën kyçe....

Kontigjenti i ushtrisë shqiptare merr komandën e forcave të NATO-s në kufi me Rusinë


Kontigjenti i ushtrisë shqiptare ka marrë komandën e forcave të NATO-s në kufi me Rusinë. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

 “Kontingjenti shqiptar i Grupit Battle eFP të Letonisë mbajti së fundmi ceremoninë e transferimit të autoritetit në kampin Adazi.

Duam të falënderojmë anëtarët që po shkojnë në shtëpi për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur dhe mirëpresim anëtarët e ardhshëm në mision!”- thuhet në njoftimin e Prezencës së NATO-s në Letoni.

Disa foto shfaqen nga ceremonia e zhvilluar për transferimin e autoritetit.

Grupi i Betejës së Prezencës së Përpara në Letoni, është 1 nga 4 koalicionet mbrojtëse, shumëkombëshe të NATO -s të pozicionuara në Baltik për të penguar agresionin dhe promovuar paqen dhe sigurinë në rajon.