Vendosni fjalën kyçe....

Ministri hungarez kritika Brukselit: BE-ja po i mbipolitizon krizat duke u dobësuar, duhet tjetër qasje


Brukseli duhet ta lërë mënjanë politikën kur përballet me çështje thelbësore si vaksinat dhe furnizimi me energji, tha ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, duke bërë thirrje për ‘bashkëpunim më të mirë’ me Lindjen.

Szijjarto tha se BE-ja duhet të punojë me Hungarinë dhe Rusinë për të menaxhuar sfida të mëdha si pandemia Covid-19, recesioni ekonomik dhe kriza evropiane e energjisë.

Ministri vuri në dukje ‘vendimin strategjik’ të Budapestit në fillim të vitit 2021 për të përfshirë në portofolin e saj të vaksinave vaksinën Sputnik V të prodhuar nga Rusia.

“Mendoj se një nga arsyet që Bashkimi Evropian është dobësuar kohët e fundit është se shumë çështje po mbipolitizohen dhe mbiideologjizohen në Bruksel.” – theksoi ai.