Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar në Kurbin.
Shtetasi me iniciale P.G qëlloi në drejtim të djalit të tij L.G pa i shkaktuar dëme.
Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes në fshatin Ferr-Shkopet të Kurbinit pas marrjes së njoftimit dhe ndjekjes së tij për disa orë.
“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.