Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO-së rrëzon Lefter Kokën, do qëndrojë në burg deri në përfundimin e hetimeve


Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Ish-ministri Koka kërkoi lirimin nga burgu pasi u arrestua për dyshime për korrupsion në aferën e incineratorëve.

Në seancën e sotme, Apeli vendosi që Koka të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.