Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Sudanit Abdalla Hamdok jep dorëheqjen pas protestave masive


Kryeministri i Sudanit Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas protestave masive në vend.

Mijëra qytetarë marshuan në kryeqytet duke kundërshtuar një marrëveshjeje të fundit që ai kishte bërë për të ndarë pushtetin me ushtrinë, e cila organizoi një grusht shteti në muajin tetor.

Duke brohoritur “pushtet për popullin“, protestuesit kërkuan një kthim në sundimin e plotë civil. Por forcat ushtarake u përgjigjën sërish me forcë, duke lënë të vdekur dy persona.

Vendimi i Hamdok për t’u dorëzuar e lë ushtrinë nën kontroll të plotë, siç shkruan BBC. Kjo është një goditje tjetër ndaj përpjekjeve të brishta të Sudanit për një tranzicion drejt sundimit demokratik pas një kryengritjeje popullore që çoi në përmbysjen e presidentit autoritar afatgjatë të Sudanit në  vitin 2019, Omar al-Bashir.

Në një fjalim televiziv, Hamdok tha se vendi ishte në një “pikë kthese të rrezikshme që kërcënon gjithë mbijetesën”.

Ai tha se kishte bërë maksimumin për të ndaluar vendin nga “rrëshqitja drejt katastrofës”, por se “megjithë gjithçka që është bërë për të arritur një konsensus… nuk ka ndodhur”.