Vendosni fjalën kyçe....

Viti 2022 nis me një histeri të pakuptimtë ndaj Sokol Ballës


Ditën e sotme kanë qarkulluar disa lajme duke nxitur një lloj histerie në rrjet mbi gazetarin Sokol Balla, i akuzuar se po tenton për të ndihmuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën të ruajë drejtimin e partisë, duke sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

E nisim nga fillimi…

Shkrimet kundër gazetarit, i etiketuar në medie si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, kanë nisur pas një postimi të gazetrit Adriatik Dosti, i cili ka publikuar një rrëfim të një qytetari me origjinë nga Shkodra të quajtur Muhamet Omari me banim në New York.

Ky i fundit pretendon se ka dëgjuar rastësisht një bisedë telefonike të gazetarit Sokol Balla, i cili gjerësisht njihet si një nga njerëzit afër kryeministrit.

 

Rrëfimi i Muhamet Omarit: …Po ecja ne 42 Street në Time Square të enjten e 30 dhjetorit te 2021 … ishte ora 2.35 PM [ mbasdite]… kur dëgjoj dikë pas meje që po fliste shqip, madje me zë të lartë…

…A dëgjon ti morr burrë… ç’nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën… për ta hequr qafe atë plehrën… jemi të vendosur kundra tij… ore a kupton ti… po paguajme qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare… do bëjmë ça kemi në dore ne që t’ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vllain tat ti… kuptove?

…Kthej koken e ç’të shoh… ishte gazetari privat i Edi Rames /// Sokol Balla që fliste me dikë në celular… i cili me sa duket kishte ardhur ne Amerikë për të festuar Vitin e Ri…

Ishte i veshur me tuta sporti e me nje xhakovente që nuk di pse me kujtoi ata ”trimat” qe mbanin krahëqafe kallashnikovët gjatë revolucionit bolsheviko-evgjito-komunist të 97…

…Në krah kishte një grua të re, e cila shtynte një karrocë me një fëmijë të vogël brenda…

…Kur dëgjova ate lloj fjalori dhe zërin e tij të lartë në shqip… e ato lloj sharjesh e atë lloj urrejtje për Doktor Berishen…s’durova dot …ndalova…u gjenda ballë për ballë me të e iu ktheva e i thashë ato që meritonte t’ia thoja…u skuq, u tremb …u bë meit e mbylli gojen, mbylli edhe celularin …e u ndje tërësisht në faj e si i dhjerë në brekë … më bëri shenjë me dore sikur kerkonte ndjese e uli koken…pasi kurre nuk ia priste mendja qe kjo lloj rastesie e koincidence krejt e papritur, por edhe e padëshiruar për të, do t’i ndodhte pikerisht atij në mes të Time Square e në mes të Amerikës….

Po si nuk m’u dha në atë çast pasi u bera nervoz e u revoltova vërtet shumë që ta filmoja e inçizoja në celularin tim e pastaj ta shperndaja publikisht në internet…”

Balla thuhet se në bisedë e sipër është shprehur se “po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur Berishën nga skena fare…”.

Reagimet pas shpërndarjes së kësaj dëshmie në medie qenë të tilla, sa ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkonte që Balla të hiqte dorë nga gazetaria.

“Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme.

Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës.”– shprehej ai në një postim në Facebook.

Lidhur me këto lajme, Balla ka reaguar me ironi se ai qenka në krye të komplotit kundër Berisha, Më pas pëër këtë të fundit thotë se ka bërë “Revolucionin” e tij me Foltoren me para nga aksidentet industriale.

“Qimi.net paska zbulu aksidentalisht që unë qenkam kundër Saliut. Po që qenkam në krye të komplotit, me para kundër tij? Kjo është betejë që e kemi humb me Berin e qimistat. Ata bënë Revolucion Foltore me para nga aksidentet. Aksidentet industriale sigurisht.”- shkruan Balla.

Më pas ai ka shpërndarë një thënie të Dostojewskit: “Toleranca do të arrijë një nivel të tillë që njerëzit inteligjentë do të ndalohen të mendojnë për të mos ofenduar imbecilët.” /Hashtag.al