Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron protestë kombëtare më 8 Janar para selisë blu: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 8 janar, që do të organizohet para selisë së Partisë Demokratike.

Protesta njoftohet përmes një posteri të shpërndarë në rrjetet sociale nga  Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ku shkruhet: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”.

Në poster theksohet se tubimi do të zhvillohet në orën 12:00.

Ky njoftim për protestën vjen pas një deklarate nga Komisioni i Rithemelimit, që e akuzonte kryetarin Lulzim Basha se e ka shndërruar shtëpinë e demokratëve në një bunker personal.