Vendosni fjalën kyçe....

CNA publikon pagesat e “Focus Media Group” nga inceneratorët


Portali CNA.al ka publikuar këtë të martë disa dokumente sipas të cilave rezulton se grupi mediatik i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, “Focus Media News” shpk ka marrë pagesa sistematike për reklama nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Vetëm në gjysmën e parë të 2021 “Focus Media News”, sipas këtyre të dhënave rezulton se ka marrë gati 100 milionë lekë nga kompania e inceneratorëve të Klodian Zotos.

Konkretisht, tabela e mëposhtme tregon se në shtatë muajt e vitit 2021, pra nga janari në korrik, ky grup mediatik është paguar me gati 11 mijë euro në muaj ose 13 milionë lekë. Pra, është paguar në një total prej 91 milionë lekësh vetëm në 7 muaj të vitit 2021.

Në ndryshim nga disa media të tjera, mediat e “Focus Group” e kanë publikuar reklamën e inceneratorëve, që do të thotë se financimi nga inceneratorët ka qenë thuajse sekret i hapur. Por tashmë thjesht sa është zbardhur vlera./Hashtag.al