Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga ngjarja në “Don Bosko” / Të rinjtë po pinin kafe, autorët i qëlluan me armë jashtë lokalit dhe u larguan me makinë


Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në “Don Bosko”, ku ka ndodhur një përplasje me armë mes një grupi të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:20, duke shënuar edhe viktimën e parë për 2022 nga një atentat.

Sipas informacioneve të publikuara nga “News 24”, viktima dhe të plagosurit kanë qenë në një tavolinë në një lokal në një zonë të populluar të “Don Boskos”.

Sipas dyshimeve të para, autorët i kanë vëhguar dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të të rinjve nga jashtë lojalit dhe më pas janë larguar me një “Benz” të zi.

Njëri nga personat e qëlluar ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje më të rëndë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të Tiranës si edhe po bëhet krehja e zonës./Hashtag.al