Tetë persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës.
Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale mes të cilave dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve, thyerje të masës së sigurisë, drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Njoftimi Tiranë
“Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. M., 62 vjeç dhe K. Q., 64 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 31 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”
Njoftimi Durrës
“Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për hetimin në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.D., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
-A.M., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
A.Ll., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës së tij.
B.F., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi F.Ç., 41-vjeç banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.”