Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka zgjeruar përdorimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech te adoleshentët dhe ka shkurtuar kohën ndërmjet dy dozave të para e asaj të tretë nga gjashtë në pesë muaj.
Sipas udhëzimit të përditësuar të hënën, ‘përfitimet shëndetësore mbrojtëse’ kundër koronavirusit dhe pasojat e tij ‘peshojnë më shumë se rreziqet e mundshme’. Përpara se të dilte në këtë përfundim, FDA analizoi ‘të dhënat’ nga Izraeli, ku përforcuesit për këtë kategori moshe u miratuan në fund të nëntorit.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, numri i Covid-it në mesin e fëmijëve amerikanë është ‘jashtëzakonisht i lartë dhe në rritje’ me pak më shumë se gjysma e moshave 12-17 vjeçare që janë vaksinuar plotësisht.
Vendimet janë marrë mes një vale të re infeksionesh Covid të shkaktuar nga lloji Omicron i koronavirusit.