Një 27 vjeçare është gjetur e pajetë brenda një automjeti në rrugën e “Kavajës”.
Makina drejtohej nga shtetasi me iniciale Xh.K ndërsa policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se arsyeja e vdekjes ka qenë nga një arrest kardiak.
“Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 27 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.