Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati presidencial në Francë: Duhet të dalim nga NATO e thellojmë bashkëpunimin me Rusinë


Lideri i një partie të majtë franceze dhe kandidati për president ka bërë thirrje që vendi të tërhiqet nga aleanca e NATO-s, duke zbuluar se ai e konsideron Rusinë si një partner të Parisit dhe jo si një kundërshtar.

Udhëheqësi i partisë së majtë La France Insoumise (Franca e Papërkulur), Jean-Luc Melenchon, ndau njohuritë e tij mbi Luftën e re të Ftohtë dhe vendin e Francës në të gjatë një interviste me ‘Radio France Inter’ të hënën. Politikani tha se vendi duhet të marrë pjesë në përpjekjet për të ‘ulur tensionet’ për sa i përket situatët ndërkombëtare në vend që të ndjekë Uashingtonin në Luftën e re të Ftohtë kundër Kinës dhe Rusisë. Prandaj, largimi i plotë nga aleanca e NATO-s do të ishte i dobishëm për Francën, pasi nuk do të jetë pjesë e ‘aventurizmit ushtarak’ të SHBA-së, beson Melenchon.

“Unë jam për largimin nga NATO. Ne duhet të ulim tensionet. Nëse largohemi nga NATO, nuk do të tërhiqemi në logjikën e luftës së ftohtë që amerikanët mbajnë me Rusinë dhe Kinën.” –tha ai.

Politikani tha gjithashtu se e konsideron Rusinë si partner të Francës dhe jo si kundërshtar. Ishte Perëndimi që e futi bllokun e NATO-s në përplasjen e tanishme me Moskën, duke thyer premtimet e tij për zgjerimin e aleancës drejt lindjes, theksoi Melenchon.

“Rusia është një partner. Unë nuk jam dakord që t’a bësh armik. Ne futëm 10 vende në NATO në lindje, gjë që u pa si një kërcënim nga Rusia. Sidomos kur instalojmë sisteme antiraketë në Poloni.” – tha politikani.

Ai shprehu gjithashtu kundërshtimin ndaj çdo plani për të pranuar Ukrainën në NATO. Një veprim i tillë do të gërryente më tej situatën e sigurisë në Evropë, pasi në mënyrë të pashmangshme do të perceptohej nga Moska si një ‘kërcënim’ i ri kundër saj, tha ai.

Politikani veteran ka njoftuar se synon të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme në prill. Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në Francë, Melenchon fitoi rreth 20% të votave në votimin e parë. Megjithatë, ai nuk doli në raundin e dytë.