Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplaset me shtyllën e tensionit të lartë në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, në vendin e njohur si “Tre fushat”.

Policia bën me dije se një 30-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur me një shtyllë tensioni. Si pasojë i riu me inicialet E.K. ka ndërruar jetë në vend.

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur ‘Tre fushat’, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- njofton policia.