Komisioni për Rithemelimin e PD-së e ka quajtur një akt turpi e paniku forcimin e masave të sigurisë në selinë blu.
Në një deklaratë zyrtare, komisioni i drejtohet kreut të PD-së Basha duke e quajtur atë deputet dhe duke e akuzuar se po vijon me avazin e vjetër të izolimit.
Sipas komisionit, Basha ka vendosur ta kthejë PD-në në bunkerin e vetmisë e pazareve të tij. Më tej në deklarata thuhet se Basha nuk mundet të mposhtë shumicën e 4446 delegatëve e 43385 anëtarëve duke ndërruar dyert e bravat e selisë së partisë.
Në fund të deklaratës theksohet se Basha e pengmarrësi i tij do kenë fatin e atyrë që kanë bunkerizuar vendin.
“Deklarate – Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD:
Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.”