Vendosni fjalën kyçe....

Trump thirrje qytetarëve: Braktisni Facebook-un dhe Twitter-in, mbështesin vetëm të majtën


Donald Trump e ka quajtur Twitter-in një “turp për demokracinë” pasi rrjeti social pezulloi përgjithmonë llogarinë personale të republikanes Marjorie Taylor Greene me argumentin se ka shkelur rregullat kundër dezinformimit mbi Covid-19.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, ish-presidenti amerikan tha se kompania “nuk duhet të lejohet të bëjë biznes në këtë vend” dhe i kërkoi kongresmenes Greene “të vazhdojë të luftojë”.

Ai u ka kërkuar amerikanëve që të mos i ndjekin më rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, për shkak se ata mbështesin vetëm të majtën ekstreme.

“Të gjithë duhet të heqin dorë nga Twitter dhe Facebook. Ata janë të mërzitshëm, kanë vetëm një këndvështrim të Majtë Radikal dhe janë të urryer nga të gjithë. Ata janë një turp për Kombin tonë.”- tha Trump, citon RT.

Kujtojmë se edhe Trump vetë u ndalua një vit më parë nga Twitter dhe Facebook, ndaj të cilëve ngriti padi me pretendimin se ata censuruan pikëpamjet konservatore.