Një lloj i ri i Covid-19 zbulohet në Francë me studiuesit që thonë se është shumë herët për të vlerësuar tiparet e tij.
Lloji i ri, B.1.640.2, u zbulua në 12 pacientë që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike në Francën juglindore, tha një ekip shkencëtarësh në një dokument të botuar në internet në medRxiv javën e kaluar.
Lloji lidhet me linjën B.1.640, e cila u klasifikua si një lloj nën monitorim (VUM) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në nëntor.
Pacienti i parë i njohur ishte një i rritur i vaksinuar, i cili u kthye në një fshat francez nga një udhëtim në Kamerun dhe shfaqi simptoma të lehta të frymëmarrjes një ditë përpara diagnozës.
Analiza e gjenomit zbuloi se virusi i këtij lloji të veçantë ka 46 mutacione, tha studiuesi.
Shkencëtarët në mbarë botën kanë qenë në gatishmëri të lartë për mutacione të reja të koronavirusit, sepse ato mund të prodhojnë variante që janë më ngjitëse dhe rezistente ndaj vaksinave.
Shfaqja e llojit Omicron, i klasifikuar si një variant shqetësues nga OBSH në nëntor, bëri që shumë vende të mbyllnin kufijtë e tyre dhe të shtrëngonin kufizimet e tjera të lidhura me pandeminë.