Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Don Bosko, pista e parë ku po dyshon policia


Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Don Bosko ku mbetën edhe 4 të plagosur.

Makina e autorëve dyshohet se ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës drejt lokalit, më pas, nga mjeti tip “Benz” janë lëshuar dhjetëra plumba kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin viktima dhe të plagosurit. Këta të fundit kishin lidhje të afërta familjare mes tyre.

Pas krimit, autorët janë larguar po nga drejtimi që kanë ardhur e më pas kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laprakës.

Pista që po dyshon policia është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve kishte precedent të theksuar kriminal në shtetin italian.