Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e Berishës i përgjigjet Bashës: Qesharake akuzat, ti je i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash deri në 800 mijë dollarë


Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e mëhershme të PD-së.

Në një postim të Facebook, Floriana Garo thotë se Basha po flet me gjuhën e Ramës. Ajo i konsideron qesharake akuzat Bashës ndaj Berishës për pastrim parash, kur sipas saj i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash është vetë ai, për pagesa deri në 800 mijë dollarë.

Por në pak ditë sipas Garos, Shqipëria dhe Partia Demokratike do të ndahen nga opozita e Bashës.

 “Deputeti Brava e kupton që numërimi së prapthi për të është afër fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i përbuzur nga demokratët deklaratat e tij ngjasojnë gjithnjë e më shumë si dy pika uji me ato të deputetit Balla që është dhe interlokutori i tij në PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet për Sali Berishën me gjuhën e langojve të Edi Ramës sepse në fakt ky është misioni i fundit që i ka mbetur për të bërë!

Por në çdo rast ai mbetet një version qesharak i pengmarrësit të tij. Në 8 vjet ndërkohë që Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokratëve për pazare me Ramën, shqiptarët nuk kanë dëgjuar apo parë askënd të luftojë dhe denoncojë narkoshtetin, narkotrafikantët dhe krimin e organizuar më shumë se Sali Berisha! Akoma më qesharake vjen akuza për pastrim parash kur në fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash është vetë Lulzim Brava për pagesa deri në 800 mijë dollarë! Është kjo dosje bashkë me Toyota Yaris të cilët e kanë lënë peng te Edi Rama! Është mega afera e Portit të Durrësit pazar-karremi që e bën ti ku dërvihet vullnetit të demokratëve.

Sa për takimin e shoqatës Basha- Bardhi, nuk ka Gaztor që mund të shpjegojë se si në një sallë me 1950 karrike qenkan ulur 5004 delegatë! Në fakt kjo është dhe një nga arsyet përse shqiptarët nuk kanë asnjë besim që votën e tyre të lirë mund ta garantojë dikush që gënjen dhe manipulon me zë dhe figurë votën e demokratëve!

Por në pak ditë Shqipëria dhe Partia Demokratike do të ndahen nga opozita e dështuar e korruptuar dhe e kapur e Lulzim Bravës! Nuk ka bunker, bravë apo shul që do mund të pengojë vullnetin e demokratëve për t’a çliruar opozitën nga pazaret dhe pengjet!”- shkruan zëdhënësja e Berishës.