Vendosni fjalën kyçe....

Anglia vendos masa të reja për Covid-in, fëmijët e shkollave do testohen dy herë në javë para mësimit


Të gjithë nxënësve të shkollave të mesme në Angli do t’u kërkohet të testojnë negativisht për Covid përpara se të futen në klasa, pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kërkon të kufizojë përhapjen e Omicron mes infeksioneve në rritje.

Shkollave do t’u ofrohen komplete për t’i lejuar studentët të vazhdojnë testimin dy herë në javë, me shpresën për të zbuluar ndonjë individ të infektuar përpara se të shkaktojnë një shpërthim të llojit të ri.

Regjimi i ri i testimit në Angli do të bëjë që kombi të bashkohet me Skocinë dhe Irlandën e Veriut, ku nxënësit tashmë pritet të testohen dy herë në javë. Në Uells, qeveria ka shkuar më tej, duke u bërë thirrje stafit pedagogjik dhe nxënësve të testohen tre herë në javë përpara hyrjes në mësim.

Duke diskutuar masat e reja, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid e quajti testimin e rregullt ‘një mënyrë kyçe për të mbështetur shkollat ​​dhe për të mbrojtur mësimdhëniennë klasa’. Sekretari i Arsimit Nadhim Zahawi tha të dielën se mësuesve dhe nxënësve do t’u kërkohet të mbajnë maska në fytyrë në shkolla, duke rritur masat e sigurisë Covid-19.

Pavarësisht masave të shtuara për Covid në shkolla, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të argumentojë se të dhënat dhe këshillat shkencore nuk justifikojnë kufizime të mëtejshme kombëtare.