Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet mësuesja në SHBA, i injektoi nxënësit vaksinën anti-COVID pa lejen e prindërve dhe pa kualifikimin e duhur


Një mësuese në Nju Jork është arrestuar pasi dyshohet se i ka injektuar një të mituri një vaksinë kundër Covid-19 pa pëlqimin e prindërve të tij.

Siç shkruan NBC, mësuesja 54-vjeçare Laura Russo, u arrestua në natën e Vitit të Ri në Sea Cliff pasi policia u informua se ajo i kishte injektuar një vaksinë një djali 17-vjeçar.

Sipas departamentit të Policisë, djaloshi 17-vjeçar kishte vizituar shtëpinë e Rusos, ku ajo i administroi atij atë që besohej se ishte një vaksinë kundër Covid. Është e paqartë se si ajo arriti ta marrë vaksinën.

Policia tha se nëna e djalit thirri autoritetet pasi djali i saj i tha se e kishte marrë vaksinën.

“Nëna nuk kishte dhënë leje që djalit të saj t’i injektohej një vaksinë anti Covid.”- tha departamenti.

Policia tha se Russo nuk është një profesioniste mjekësore dhe se nuk është e autorizuar të administrojë vaksina.