Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Skandali i pagave dhe patronazhistëve konfirmojnë masakrën zgjedhore, drejtësia t’i shkojë deri në fund


Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas lajmit se prokuroria ka gjetur se databazat e rrogave dhe patronazhistëve kanë dalë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Basha thotë se skandali konfirmon masakrën zgjedhore duke kërkuar që drejtësia t’i shkojë deri në fund këtij skandali që ka tronditur themelet e shtetit.

E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”-shkruan Basha.