Vendosni fjalën kyçe....

Cheney kërkesë republikanëve të saj: Trump duhet zhdukur nga partia, s’mund të zgjidhet sërish president


Republikania anti-Trump, Liz Cheney dëshiron të pastrojë partinë e saj nga Donald Trump, duke akuzuar kolegët e saj ligjvënës konservatorë se ‘po përpiqen t’i mundësojnë ish-presidentit’ të garojë sërish. Votuesit një numër i madh votuesish republikanë e pëlqejnë ende Trump.

Një nga zërat më të fortë anti-Trump në Partinë Republikane, kongresmenia Liz Cheney (R-Wyoming), shënoi përvjetorin e trazirave në Capitol Hill duke folur me media të shumta për të bërë thirrje që Trump ‘të shkishërohet’ nga partia.

“Ne si republikanë kemi një zgjedhje për të bërë. Ne mund të jemi besnikë ndaj Donald Trump ose besnikë ndaj Kushtetutës.” – tha ajo për CBS News të dielën.

“Ne nuk mund t’i bëjmë të dyja. Dhe tani ka shumë republikanë që po përpiqen t’i mundësojnë ish-presidentit të garojë.” – shtoi ajo

Duke folur për CBS dhe ABC News të dielën, Cheney e quajti Trumpin ‘qartësisht të papërshtatshëm për president’ dhe u tha të dy mediave se ish-presidenti ‘nuk mund të jetë kurrë më afër Zyrës Ovale’.

Cheney e ka dënuar shpesh dhe publikisht Trumpin që përpara zgjedhjeve të vitit 2020 dhe kundërshtimi i saj i hapur ndaj ish-Presidentit bëri që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të votonin në maj për ta larguar atë nga pozicioni i saj drejtues dhe Partia Republikane në Wyoming të votonte në nëntor për të mos e njohur më atë si një anëtare.