Vendosni fjalën kyçe....

Demokrati bërtet i revoltuar te selia e PD-së: O Lul Basha o tradhtar, pse i ke mbyllur dyert (VIDEO)


Një demokrat është filmuar duke bërtitur para selisë blu, i revoltuar për mbylljen e dyerve të selisë.

Në një video të publikuar nga “SYRI TV”, një nga shoqëruesit e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, e ka ndaluar qytetarin sapo ka kaluar portën e hekurit. Ai është ndaluar që të vijojë më tej në drejtim të selisë.

Simpatizanti me tone të larta të zërit i kërkon Bashës dhe Bardhit që të mos mbyllin derën e PD-së, ndërsa e bën përgjegjës kryetarin për krizën e rëndë qaë ka përfshirë partinë.

Ai e etiketoi atë si tradhtar: “Pse i ka mbyllur dyert ai…O Lul Basha o tradhtar o legen”.

Më herët gjatë ditës së sotme, deputetë anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike shkuan në selinë blu, por dera kryesore dhe të gjitha portat hyrëse i gjetën të mbyllura. Në një dalje për mediet, Bardhi tha se kjo kishte ndodhur për shkak se në godinë po kryhen punime.