Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë sot në fshatin Drizë të Fierit. Mësohet se 56-vjeçari Fiqiri Muhameti kishte qenë duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikletë dhe ka rënë në kanal për arsye ende të paqarta. Si pasojë ai ka humbur jetën.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.
“Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.