Vendosni fjalën kyçe....

Myslim Murrizi mohon akuzat: Paratë e kujt pastroj unë? Kjo është e stisur nga fundërrinat që drejtojnë policinë e Shtetit


Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas nisjes së hetimeve ndaj tij për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Në një prononcim për “Report TV”, Murrizi i ka mohuar totalisht akuzat që i ka bërë policia në prokurorinë e Tiranës. Ai pretendon se çdo qindarkë e ka deklaruar.

“E para unë e di që qeni të kafshon pa lajmëruar.

Duhet të kisha unë njohuri për këtë hetim ndërkohë që unë kam asnjë informacion.  E dyta unë kam qenë person i ekspozuar politikisht dhe kam deklaruar pasurinë 4 vite rresht. Të gjitha dokrrat që shkruajnë ish-sigurimsat si Tonin Voci në atë raport i kanë tek ILDKP-ja.  Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë.

Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që drejtojnë kupolën e Policisë së Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Nuk di çfarë ka.

Habia më e madhe është akuza për ‘pastrim parash’. Paratë e kujt pastroj unë? Paratë e ministrave të Ramës? Të Lulit? Të Berishës? Të kujt? Ata i kanë lavatriçet e tyre. Nuk mendoj se unë jam i ndershëm por jam i ndershëm me fakte.”- ka thënë Murrizi.