Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse më 8 janar do ketë gjakderdhje, gjurmët tuaja do jenë kudo”- Kokalari paralajmëron shoqen Yuri Kim?


Evi Kokalari ditën e sotme ka bërë një paralajmërim për gjakderdhje në protestën për marrjen e selisë blu që pritet të zhvillohet në 8 janar.

Kokalari e nis postimin e saj ku duket sikur bën thirrje shoqes së saj, Ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.  

“E dashur shoqe,

Nëse më 8 janar do ketë gjakderdhje në rrugët e Tiranës, shenjat e gishtave tuaj do të jenë kudo, dhe ju premtoj, që NUK do të pushoj derisa të mbani përgjegjësi të plotë për kaosin që keni krijuar në Shqipëri”-shkruan Kokalari.

Përcaktimin nëse e ka për Ambasadoren janë disa shenja që ka përdorur Kokalari si flamuri në fund të postimit dhe fraza “përgjegjësi për kaosin që keni krijuar në Shqipëri”.

Gjithashtu dhe postimi në gjuhën angleze ngre dyshime se i drejtohet ambasadores Kim.

Kujtojmë se pak kohë më parë Kokalari ka drekur me Yuri Kim dhe e ka quajtur atë mikeshë.

“Takimi me Yuri Kim ishte i programuar para se të vija dhe nuk e di pse e kanë bërë kaq problematike, të gjithë kërkojnë transparencë. Ka shumë njerëz që më njohin mirë dhe çfarëdo të kem diskutuar aty, unë nuk ndryshoj kollaj, nuk lëviz nga principet e mia. Është një takim miqësor, janë të thënë të gjitha pa doreza. Unë Yuri Kim e kam mikeshë. Njerëzit u bënë konfuzë se në mëngjes isha me të e mbasdite me Berishën”, deklaroi Kokalari në atë kohë.