Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në protestën e 8 janarit për PD-në? Flamur Noka: Një i vetëm s’mund të ketë përplasje me të gjithë demokratët


Flamur Noka u pyet nga gazetarët nëse do të ketë përplasje për të marrë selinë e PD-së në protestën e 8 Janarit.

Ndërsa i përgjigjej pyetjeve, Noka tha se ai nuk sheh asnjë përplasje, ndërsa e cilësoi kreun e PD-së Lulzim Bashën si peng të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se më 8 Janar, selia e PD-së do të kthehet në shtëpinë e lirisë.

“Mendoni se në demokraci blindi është zgjidhje? Në demokraci e dini kush është zgjidhje apo jo? Në demokraci zgjidhja është vota e lirë. Është mjeran ai që mendon se shpëton duke u burgosur me ndihmën e Ramës.

Unë nuk shoh gjëkundi përplasje. Një njeri i vetëm nuk mund të ketë përplasje me të gjithë demokratët. Si mund të forcojë rrugën drejt pushtetit, nga bunkeri? Demokracia është vendimi i shumicës.

Më datë 18 të gjithë demokratët e Shqipërisë vendosën për largimin e pengut sepse nuk mundet të pranojnë që Shqipëria të jetë peng i Ramës.

Tani çfarë mbetet?! Për t’u zbatuar verdikti. Ndaj po ju bëj me dije se alkatrazi, kushtet e të cilit Edi Rama i ka dhënë pengut nuk mund të jetë shtëpi lirie. Kjo shtëpi do të kthehet në shtëpi lirie. Deri më sot ka pasur afat për të zbatuar parimin nr.1 të demokracisë – votën dhe verdiktin e shumicës.

Më datë 8 sovrani e kthen nga alktaraz në shtëpi lirie këtë godinë siç ka qenë gjithmonë.”- tha Noka ndërsa u përgjigjej pytjeve të gazetarëve.