Vendosni fjalën kyçe....

Skadon sot afati për Bashën, disa deputetë nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkojnë në seli por i gjejnë dyert e mbyllura


Sot skadon afati që i është lënë kryedemokratit Lulzim Basha për të lënë zyrën.

Me këtë rast një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë shkuar në selinë blu.

Bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci, Tritan Shehu të cilët do të japin dhe një deklaratë për mediat.

Ata tentuan që të hyjnë nga dera kryesore, por nuk kanë mundur të futen brenda pasi dera ka qenë e mbyllur.

“Nga hyhet se qenka mbyllur dera. A keni hyrë brenda ju?”- dëgjohet të thotë Noka i cili iu drejtohet gazearëve të pranishëm.

Ata provuan edhe një derë tjetër por përsëri ishte e mbyllur.

Ndërsa kërkonin derën tjetër, i pyetur nga gazetarët Noka tha se kishte qenë pikërisht ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha që kishin firmosur që kjo godinë t’i kalonte PD-së.

 “Kjo seli me firmën time e të Sali Berishës ka qenë. Kam ardh për të hyrë në seli ku jam deputet prej sa vitesh e anëtar i kësaj partie që në themelim.”- tha Noka.