Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 17-vjeçari në Lushnjë, goditi më thikë dy bashkëmoshatarët


Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë pasi akuzohet për plagosjen e dy personave me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënder Libohova’ ku D.K., ka goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta 20-vjeçarin K.N. e 18-vjeçarin E.S., të cilët janë dërguar në spital.

Në pranga ka rënë edhe një 47-vjeçar me iniciale I.T. pasi sipas policisë ka kërcënuar e ka dhunuar kushëririn e tij B.T., pas një përplasjeje për motive pronësie.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 47 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit B. T., 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.”