Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një foto e një dere të hekuri ku thuhet se është brenda selisë blu.
Por kreu i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Open” në Top Channel tha se nuk ka blinduar zyrën e tij por nuk tha nëse kanë vënë dyer hekuri apo jo në selinë blu.
“Kemi tanke ne bunker, helikopter ne tarracë dhe snajper, janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen me një lajm të tillë të servirur kur përballen me një pamje reale. Asgjë s’ka ndryshuar në zyrën time mund të vini që nesër në që të pini një kafe, nuk është porta e zyrës së sime, se ç’ndodh në bodrume në tarracë, janë thënë përtej imagjinatës”- tha Basha në ‘Open’.