Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në datën 8 janar do jetë në zyrën e tij duke mos shmangur kështu prezencën në protestën e organizuar nga Sali Berisha përballë selisë blu.
Basha shtoi se do vijojë punën dhe se lëvizja e Berishës nuk e ka ndalur.
“Në 8 janar do jem në zyrën time. Në seli do ndodhë e përditshmja. Do vijojmë punën. Gjithë këto 4 muaj lëvizja për të shkatërruar PD-në nuk ka ndaluar punën në parti. Në do shtyjmë agjendën për vettingun e politikanëve. Me siguri nga java tjetër do ketë një tjetër shfaqe të shëmtuar nga ana e Sali Berishës”-deklaroi Basha.