Bayern Munich i ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Gjiganti bavarez në fakt e ka veçuar lojtarin në fjalë si pasues ideal të Kingsley Comanit.
Për këtë siguron mediumi francez “L’Equipe”,
Kontrata e Comanit do të skadojë në vitin 2023 dhe negociatat në mes të palëve kanë ngecur.
Për këtë arsye, kampioni gjerman preferon ta shesë lojtarin e krahut këtë vit para se të bëhet lojtar i lirë.
E në ndërkohë, me paratë që do t’i fitonte nga shitja e tij, do të mundohet ta blejë Dembelen.
Ky i fundit nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Comanin ndërkohë e kërkon Paris Saint-Germaini.