Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në 8 janar demokratët do shkojnë në shtëpinë e tyre për të larguar Bashën, protesta si një festival


Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha nga Gjirokastra bëri thirrje për protestën e 8 janarit ku kërkoi pjesëmarrje nga demokratët për të marrë selinë blu.

Berisha tha se protesta do jetë një manifestim si një festival ku demokratët do zbatojnë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD-së.

Më tej ish-kreu i PD tha se Basha e shndërruar tempullin e demokratëve në një bunker ku futet vetëm ai dhe asnjë tjetër për çështje sigurie.

“Në datën 8 janar të gjithë së bashku, në një manifestim proteste, si në një festival, të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD. Të cilin peng Basha nuk do që ta njoh. Është detyrë, mision. Në vend të kësaj në histori turpi, më të turpshmen, si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brendshme të diktaturës hoxhiste, ka tre javë që ve blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin tonë, tempullin e demokratëve shqiptarë në një ndërtesë burg, bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë të cilën futen banditë, vrasës, kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot deputetët e PD, nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku një lloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe asnjë tjetër”-tha Berisha.