Kompania gjermane BMW ka prodhuar makinën e parë në botë me ngjyrë të ndryshueshme.
Boja e mjetit përdor teknologjinë ‘E Ink’.
Kjo e fundit funksionon duke përdorur miliona mikrokapsula me pigmentet bardhë e zi.
Sipas Stella Clarke, inxhiniere në BMW, makinës nuk i duhet energji shtesë për të mbajtur ngjyrën e ndryshueshme.
“Kjo është një risi në historinë e automobilizmit. Makina është tejet e personalizueshme, mund të përshtatet në ngjyrën që do sipas motit, gjendjes së humorit apo rrobave që ka veshur përdoruesi i saj. Në dimër makina merr ngjyrën e zezë për të përthithur më mirë diellin e në verë mund të kthehet në ngjyrë të bardhë për t’u pasur më shumë freski duke mos thithur shumë rreze.” – tha ajo.