Vendosni fjalën kyçe....

Çifti bolivian i vë fëmijës emrin Griezmann Mbappe, foshnja ka kushërinj që quhen Neymar Ronaldo e Lionel Messi


Një çift bolivian që jeton në Kili, dashamirës të futbollit, e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur ‘Griezmann Mbappe’ në nder të yjeve francezë të futbollit.

Fëmija ishte lindja e parë në të gjithë rajonin në vitin 2022. Spitali lokal postoi një homazh për të porsalindurin që përfshinte foto të nënës dhe foshnjës, duke thënë:

“Ne i themi një përshëndetje të përzemërt Teodora Pacaje për lindjen e fëmijës së saj të parë Griezmann Mbappe më 1 janar në orën 21.09, duke e bërë atë lindjen e parë në shkretëtirën Atacama për vitin 2022.”

Edhe ambasada franceze në Kili komentoi të porsalindurin, duke postuar në Twitter:

“Ne nuk mund të mungonim dhe urojmë Griezmann Mbappe-n e vogël dhe prindërit e tij, urojmë Vitin e Ri të gjithë kilianëve dhe francezëve që jetojnë në Kili.”

Prindërit zbuluan në një intervistë me një gazetë lokale se babai kishte zgjedhur Mbappe dhe nëna kishte zgjedhur Griezmann. Emri i plotë zyrtar i foshnjës është Griezmann Mbappe Chambi Pacaje.

Çuditërisht, megjithatë, duket se çifti nuk është i vetmi që i ka vënë fëmijës një emër të lidhur me furtbollin. Prindërit zbuluan që kanë kushërinj që u kanë vënë fëmijëve emra si Alexis Charles, Andres Iniesta, Neymar Ronaldo, Leonel Messi dhe një vëlla 3-vjeçar të quajtur James Modric.