Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Macron për ‘t’ua nxirë jetën’ të pavaksinuarve ndez debatin në Francë


Qeveria franceze të mërkurën mbrojti përdorimin e gjuhës së ashpër nga presidenti Emmanuel Macron në një fushatë kundër të pavaksinuarve, pasi fjalët e tij nxitën reagimin e ashpër të opozitës dhe një pjese të publikut.

Macron tha se do ua ndërlikonte aq shumë jetën të pavaksinuarve për t’i detyruar ata që të bënin vaksinën kundër Covid-19. Ai po fliste në një intervistë për gazetën ‘Le Parisien’ gjatë së cilës i quajti të pavaksinuarit të papërgjegjshëm dhe të padenjë për t’u konsideruar qytetarë.

“Një president nuk mund të thotë gjëra të tilla.” – tha Christian Jacob, kryetar i partisë konservatore ‘Les Républicains’.

Njerëzit që u infektuan janë ‘të zemëruar’ me të pavaksinuarit, tha kryeministri Jean Castex.

Deklaratat e Macron nxitën reagime të ashpra edhe mes qytetarëve të cilët janë kundër vaksinave apo pasaportave të vaksinimit.

Franca ka pasur historikisht më shumë skeptikë ndaj vaksinave se shumë nga fqinjët e saj dhe kufizimet pandemike kanë shkaktuar shumë protesta në rrugë, por gati 90 për qind e popullsisë deri në 12-vjeç tani janë vaksinuar, një nga normat më të larta të vaksinimit ndaj Covid-19 në kontinent.