Një ushtar paraguaian ka vdekur në mënyrë të çuditshme pasi u godit nga një dre në kopshtet e pallatit presidencial të vendit. Ai u deklarua i vdekur në një spital ushtarak.
Duke folur të martën, zëdhënësi ushtarak, kolonel Victor Urdapilleta tha se rreshteri Victor Isasi, 42 vjeç, vdiq si pasojë e plagëve shpuese të shkaktuara nga një dre në orët e para të mëngjesit të së martës.
Dreri nga India, i cili u dhurua në rezidencën presidenciale, e goditi ushtarin me brirët e tij. CCTV ka kapur momentin kur Isasi, i cili në atë moment ishte në patrullë, iu afrua drerit përpara se ai të sulmonte.
Kafshët në rrethimin prej 10 hektarësh të pallatit presidencial normalisht mbahen të ndara nga krijesat e tjera dhe nuk duhet të jenë në kontakt me njerëzit.
Urdapilleta pranoi se ‘nuk është e përshtatshme të kesh kafshë ekzotike në robëri. Ai shtoi se të afërmit e viktimës do kompensohen.