Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për Rithemelimin shkon në seli për mbledhje po ngelet jashtë: Basha e ktheu PD-në në bunker


Komisioni për Rithemelimin e PD-së, ka shkuar në selinë e PD-së për të zhvilluar një mbledhje aty po nuk ka mundur të futet brenda pasi dyert kanë qenë të mbyllura.

Një nga anëtarët e komisionit, Aldo Bumçi, tha se PD-ja është kthyer në një bunker nga ana e Bashës.

Përveç Bumçit, në grupin që shkoi në dyert e PD-së ishin edhe Ivi Kaso, Gent Strazimiri si dhe krerët e degëve 1,3 e 7 në PD-së në Tiranë.

“Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Kjo tashmë është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë.” – tha Bumçi.