Vendosni fjalën kyçe....

Makina pa targa u shpërndan armë protestuesve në Kazakistan (VIDEOJA VIRALE)


Pamje të rënda kanë qarkulluar në rrjetet sociale nga Kazakistani i përshirë nga trazirat e dhunshme. Disa njerëz janë parë duke shpërndarë armë për protestuesit, çka tregon se incidentet në rrugë që shpërthyen në Kazakistan nuk ishin shumë të “pafajshme”.

Protestat në Kazakistan, të cilat nisën me rritjen e çmimit të karburanteve çuan në dorëheqjen e qeverisë.

Gjatë javës së fundit pati përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, pasi protestuesit u vunë zjarrin automjeteve të policisë dhe ushtarakëve dhe hynë në ndërtesat qeveritare.

Presidenti Kasım Cömert Tokayev, i cili pranoi dorëheqjen e qeverisë akuzoi “provokatorët e huaj” për skenat në vendin e tij.

Nga ana tjetër, dhjetëra protestues që tentuan të pushtonin ndërtesat publike humbën jetën në ngjarjet që shpërthyen në qytetin e Almatit. Videoja në fjalë u shpërnda në rrjet pas fjalëve të Tokayev dhe u interpretua si një ndërhyrje e jashtme në demonstrata.

Pamjet tregojnë protestuesit që nxitojnë në një vend dhe marrin armët e vendosura përtokë nga bagazhi i mjetit pa leje.