Vendosni fjalën kyçe....

Meta firmos dy dekretet për Forcat e Armatosura


Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Gjeneralit Ylli Pulaj si Komandant të Forcave Ajrore të vendit.

Ky i fundit ka mbajtur deri sot postin e zv.Komandantit të Forcave Ajrore.

Po kështu kreu i shtetit ka dekretuar edhe dhënien e gradës Gjeneral Brigade të Bilbil Bitrit, i cili ka mbajtur deri më sot gradën e Kolonelit.

Bitri është drejtor i Shtabit të Përgjithëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.