Milani e ka nisur me fitore vitin e ri në një përballje me Romën.
Kuq e zinjtë kanë fituar 3-1 përballë romakëve.
Siparin e golave e nisi Girud nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë.
Më pas golin e dytë e shënoi Messias 9 minuta më vonë.
Në minutën e 40’ Abraham shkurtoi diferencën e golave.
Në pjesën e dytë ishte Leao që shënoi golin e tretë ndërsa Ibrahimoviç dështoi të shënonte nga penalltia në minutat e fundit të shtesës.
Ndërsa Roma në pjesën e dytë u ndëshkua 2 herë me kartona të kuq. Nga loja u larguan Karsdrop dhe Mancini.