Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me një njoftim të Komandës Evropiane të SHBA-ve, ku thuhet se një shtab pararojë i SOCEUR, do të ngrihet në Shqipëri.
Kim thotë se ky është një zhvillim me rëndësi për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Një mënyrë e jashtëzakonshme për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë. Hera e parë që SHBA-të vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.
Komanda e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) njoftoi se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri, me rotacion. Selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal.”- thuhet në postimin e ambasadores.