Vendosni fjalën kyçe....

Rama thumbon PD-në me Dostojevskin: Nuk ia vlen të bëni garë kaq të ashpër për të treguar cili është më i poshtër se tjetri


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thumbuar përplasjen Berisha-Basha për drejtimin e PD-së me fjalës e shkrimatrit rus Dostojevski.

Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen gara e ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri shkruan me fjalë të tjera Rama.

Rrini të qetë!

Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!“- shkruan Rama duke shkruar shprehjen e Dostojevskit.

Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh shprehje nga shkrimtarë për të folur për përplasjen në PD gjithmonë duke sulmuar të dyja palët.