Vendosni fjalën kyçe....

Sëmundja e çuditshme neurologjike prek të rinjtë kanadezë


Dhjetra të rinj pa sëmundje të mëparshme po shfaqin simptoma të një sëmundjeje të re të çuditshme. Një informator në Vitalité Health Network në New Brunswick i tha ‘The Guardian’ se simptomat përfshijnë halucinacione, vështirësi në të menduar, lëvizshmëri të kufizuar, pagjumësi dhe humbje të shpejtë të peshës. Qeveria lokale thuhet se është përpjekur të hedhë poshtë numrin në rritje të rasteve si Alzheimer ose sëmundje të tjera neurologjike të pazakonta.

Ndërsa numri zyrtar i rasteve të regjistruara që kur sëmundja misterioze u pranua për herë të parë publikisht në fillim të pranverës ka shkuar në 48, burime të shumta i thanë ‘The Guardian’ se deri në 150 njerëz mund të jenë prekur nga sëmundja e rrallë dhe e çuditshm. Akoma më shumë të rinj kërkojnë vlerësim shëndetësor dhe disa prej tyre kanë vdekur.

“Unë jam vërtet i shqetësuar për këto raste sepse ato duket se zhvillohen kaq shpejt. U kemi borxh qytetarëve një lloj shpjegimi.” – tha burimi anonim për gazetën.

Një nga elementët më shqetësues të gjendjes është se dihet ende pak mbi transmetimin. Në të paktën nëntë raste, kujdestarët dhe të tjerët në kontakt të ngushtë me individë të sëmurë kanë zhvilluar simptoma të ngjashme me palën e sëmurë, duke sugjeruar se sëmundja jo vetëm përhapet lehtësisht midis individëve, por se mund të ketë faktorë mjedisorë të përfshirë.

Disa e kanë krahasuar sëmundjen me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob, një sëmundje vdekjeprurëse e trurit e shkaktuar nga proteinat e paformuara të quajtura prione, megjithëse shqyrtimi thuhet se nuk prodhoi asnjë rast të konfirmuar të CJD.