Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shprehur shqetësim për sanksionet e vendosura kundër anëtarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik nga Thesari i SHBA-së.
“Jam shumë i shqetësuar për sanksionet kundër Dodik dhe të tjerëve në Republika Serbe (RS) për shkak të mënyrës se si u vendosën dhe aq më tepër për shkak të shpjegimit se Alternativna TV është pjesë e një sistemi korrupsioni ndërsa njerëzit blejnë klube futbolli.”- u tha Vuçiç gazetarëve.
Presidenti serb thotë se ai ka folur me Dodik dhe presidenten e RS, Zeljka Cvijanoviç dhe shtoi se Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër përfaqësuesve legjitimë dhe ligjorë të popullit serb në RS. Vuçiç tha se çështja komplekse nuk është diçka që kërkon dhe reagim urgjent, “sigurisht jo të nxituar”.
“Serbia nuk është e lumtur për këtë dhe as nuk beson se zgjidhja qëndron te sanksionet dhe nuk ka dyshim se Serbia nuk do të pajtohet për asnjë pikë dhe nuk do të zbatojë sanksione kundër popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit serb në Bosnje-Hercegovinë dhe RS.”- tha Vuçiç, citon N1
Ai tha se vendimi për të vendosur sanksione ndaj medias së lidhur me Dodik ishte i tmerrshëm. “Do të kemi shumë pyetje në lidhje me sjelljen e mediave të tjera dhe lidhjet me krimin dhe korrupsionin.”– tha ai.