Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith ka mbërritur në selinë e PD-së, për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Smith i shoqëruar nga përkthyesja e tij ka hyrë nga dera anësore dhe jo ajo kryesore, e cila është e kyçur.
Kjo vizitë vjen në një ditë kur dyert e selisë së PD-së kanë qenë të mbyllura për deputetët anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit si dhe anëtarët e FRPD-së që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.