Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e Berishës: Brenda selisë së PD-së ka vrasës e pengmarrës, nuk shkojmë për të përdorur dhunë


Ish-kryeministri Berisha ka pohuar mbrëmjen e sotme se brenda selisë së PD-së ka vrasës, pengmarrës e fondamentalistë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Syri TV, ai tha se ata persona janë të verifikuar me emër e mbiemër dhe se të dhënat e tyre do dalin në çastin e duhur.

Po kështu ai tha se protesta e nesërme do jetë paqësore, se nuk do ketë asnjë akt dhune duke paralajmëruar të gjithë ata që janë brenda që janë brenda selisë që të mos i provokojnë demokratët që do jenë në protestë.

“Brenda selisë ka vrasës, me emër e mbiemër. Ka pengmarrës me emër e mbiemër, ka fondamentalistë me emër e mbiemër. Ka njerëz të armatosur në seli, ka foto për këtë. Ne shkojmë në selinë që na takon neve paqësisht, kush përdor dhunë është punë e tij pastaj, por ne shkojmë absolutisht paqësisht. Ne jemi lëvizje paqësore. Ne nuk shkojmë për të përdorur dhunë, por nëse ata përdorin dhunën, do merrnin vendim shumë të gabuar.” – tha Berisha.