Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve udhëzon qytetarët amerikanë: Një grup ka bërë thirrje për protestë nesër te PD-ja, shmangni tubimet


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar një njoftim drejtuar qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri lidhur me protestën e thirrur nga Sali Berisha për ditën e nesërme.

Në njoftim thuhet se “një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e PD-së”. Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin çdo tubim të madh në qytet pasi situata edhe mund të ndryshojë shpejt dhe të zhvendoset në pjesë të tjera të qytetit.

Njoftimi i plotë:

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.